“Lord of the Rings” do të vazhdojë të jetë pjesë e ekraneve. 15 vite pas filmit te fundit të drejtuar nga Peter Jackson, tashmë elfët, magjistarët, unazat dhe betejat do të rikthehen.

Filmi i ri, parashikon një buxhet prej më shumë se 200 milionë dollarësh, duke u bërë prodhimi i parë televiziv që shpenzon një shumë të tillë. Mësohet se filmi i ri “Zoti i unazave” do të zhvillohet në Skoci, pas një vëzhgimi që produksioni ka bërë. Përfaqësues të tij, janë veshur si turistë, duke zgjedhur kështjellën Dunskey, si dhe disa qytete që mendohen si zona të mundshme për xhirim.

Për sa i përket përmbajtjes së filmit, ende nuk ka asnjë detaj. Megjithatë analistët mendojnë se do të ketë lidhje me filmat e mëparshëm. Seriali mendohet të dalë në transmetim në vitin 2021, ndërsa xhirimet do të nisin këtë vit.

Kujtojmë që “Lord of Rings” është një nga filmat më të vlerësuar dhe që ka rekorde shikueshmërie.