Një bashkudhëtar i automjetit motorik vozitës dhe një këmbësor kanë marrë lëndime të rënda trupore, ndërsa tre persona kanë marrë lëndime më të lehta në pesë aksidente prej gjithsej 11 që kanë ndodhur në 24 orëshin e fundit në rajonin e qytetit të Shkupit. Në gjashtë aksidente është shkaktuar vetëm dëm material.

Policia ka sanksionuar 39 shoferë të cilët kanë qarkulluar me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, katër shoferë të cilët kanë drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit, 11 para se të marrin patentë shoferin dhe dy fillestarë.

Nga komunikacioni janë përjashtuar edhe 11 automjete të paregjistruara, ndërsa me automjetin special “karrotrec” janë mënjanuar 103 automjete.

Për parkim të paligjshëm, policia ka evidentuar 140 shoferë.

Janë sanksionuar edhe shtatë këmbësorë të cilët kanë kaluar rrugën jashtë vendkalimit të shënuar, 11 këmbësorë të cilët kanë kaluar rrugën në dritë të kuqe, katër shoferë të cilët kanë kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe, tre shoferë të cilët nuk u kanë dhënë përparësi kalimi këmbësorëve në vendkalimin e shënuar , 3 për arritje të padrejtë dhe 10 për ndalim të padrejtë.

Janë sanksionuar edhe tre shoferë të cilët nuk u kanë dhënë përparësi kalimi automjeteve në zona të udhëkryqeve, një për mos posedim të pajisjes dimërore në automjet, pesë për mos mbajtje të rripit të sigurisë gjatë drejtimit të automjetit dhe 11 për shfrytëzim të celularit gjatë drejtimit të automjetit.