Kryeqyteti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Shkupi për momentin është qyteti i dytë me radhë me ajrin më të ndotur në botë. Indeksi i ndotjes në Shkup arrin 164. Në këtë listë para Shkupit ndodhet Daka e Bangladeshit, transmeton Portalb.mk.


Sipas të dhënave, në orën 7 e mëngjesit më i ndotur ka qenë Karposhi, ndërsa nuk është regjistruar ndotje e lartë e ajrit në vendbanimet Gazi Babë dhe Lisiçe.

Megjithatë mbetet e paqartë se cilat janë të dhënat e sakta për ndotjen në Lisiçe dhe gazi Babë sepse stacionet matës tashmë një periudhë të gjatë nuk i matin praninë e grimcave PM 10.