Presidenti Hashim Thaçi, ka paralajmëruar destabilizim të Ballkanit nëse brenda këtij viti nuk ka marrëveshje me Serbinë. Në një konferencë për çështjen e dialogut me Serbinë në Prishtinë, Thaçi ngul këmbë te njohja reciproke si finalizim i marrëveshjes.

Edhe lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka folur me tone më të zbutura duke kërkuar unifikimin e politikës kosovare përballë Serbisë.

Nga ana e tij, Fatmir Limaj tha se delegacioni ka vetëm një qëllim, njohjen e Kosovës nga Serbia.

Në konferencë u vu theksi edhe te marrja e miratimit popullor në lidhje me marrëveshjen finale me Serbinë.