Trendet ndërkombëtare të lirisë dhe kufizimit të veprimit politik të organizatave civile, qëndrimet e publikut dhe partive politike mbi rolin e organizatave civile, janë një pjesë e temave për të cilat sot do të diskutohet në debatin “Politikisht aktive, të pavarura nga partitë – organizatat civile në interes të publikut” në organizim të Qendrës për Bashkëpunim Ndërkombëtar të Maqedonisë.

Debati, në të cilin gjithashtu do të diskutohet edhe për “Neutralitetin e organizatave kundrejt nevojës të kyçen në hartimin e politikave dhe të diskutojnë dhe veprojnë për të zgjidhur çështje të rëndësishme sociale”, do ta udhëheqin Katerina Haxhi-Miceva Evans, Qendra Evropiane për të drejta jofitimprurësese, Gordan Georgiev, profesor universiteti; Albert Musliu, Asociacioni për nisma demokratike dhe Emina Nuredinoska, Qendra për Bashkëpunim Ndërkombëtar e Maqedonisë.

Ngjarja organizohet në suaza të programit Qendra civile për resurse e financuar nga Bashkimi Evropian, ndërsa e zbatuar nga QMBN në partneritet me Media Plus nga Shtipi dhe Asociacioni për nisma demokratike e Gostivarit.