Zgjedhjet Presidenciale janë temë debati e javëve të fundit në Maqedoninë e Veriut, të cilat do të mbahen më 21 prill të vitit 2019, transmeton ShkupiLajm

Nga burime brenda partive opozitare shqiptare, mësojmë se ka takime intenzive në mes Kreut të BESËS Bilall Kasami dhe atij të Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, në lidhje me një kandidat të përbashkët për zgjedhjet Presidenciale.

Nga i njejti burim, mësojmë se janë dy emra apo propozime, edhe atë një opcion është propozimi i Diasporës Ilaz Kadriu ndërsa tjetri është propozim i intelektualeve, akademik dhe ish deputeti Izet Zeqiri.