Federata e Basketbollit të Maqedonisë së Veriut edhe pse do të jetë e para që do të zhvillojë ndeshje zyrtare pa ndërrimit të emrit, ajo do të paraqitet me shkurtesën e vjetër. Arsye për këtë është fakti se Federata Ndërkombëtare e Basketbollit , ende nuk e ka miratuar ndryshimin në Maqedonia e Veriut, andaj në sfidën në Ploeshti, kundër Rumanisë , do të figurojë shkurtesë FYROM.

“FIBA, nuk vendos vetvetiu për këto çështje delikate. Që të ndodh një gjë e tillë, duhet të merret konfirmimi nga Komiteti Ndërkombëtar Olimpik. Deri atëherë do të jetë shkurtesë FYROM dhe MKD e cila është e pranuar Komiteti Ndërkombëtar Olimpik,”thuhet në kumtesën e FIBA-s.