Në Gjykatën Penale në Shkup sot vazhdon gjykimi për ndodhitë në Kuvend më 27 prill të vitit 2017.

Në seancën e kaluar, fjalë përfundimtare kanë dhënë Munir Pepiq, Abdulfeta Alimi, Igor Durllovski, Mlladen Doevski dhe Jane Çento të cilët ngarkohen për vepër të kryer penale “rrezikim terrorist të rendit kushtetues”.

Pepiq në fjalët përfundimtare të gjykimit theksoi se nuk është pjesë e kurrfarë shoqate terroriste, por në Kuvend zyrtarisht ka qenë si informator.

I akuzuari Alimi theksoi se më 27 prill gjithçka që ka bërë është me njohurinë e eprorëve të tij. Ai theksoi se Goran Gjoshevski- Levit ia ka dhënë çelësat e derës sepse nuk e ka ditur pse i kërkon.

Sipas të akuzuarit Durllovski, këshilli gjyqësor kur ta vendosë gjykimin, duhet të pyetet nëse, siç pohoi, ai ka mbajtur fjalime nxitëse dhe se ka luajtur me fatin e shtetit për arsye motivimi. Ai në gjykim theksoi se më 27 prill e ka kënduar himnin, pastaj ka shkuar në hendboll me djalin e tij, ndërsa kur e ka parë se ka rrëmujë në Kuvend, është kthyer prapa.

Procesi gjyqësor filloi në muajin gusht të vitit të kaluar dhe e ka udhëhequr Dobrilla Kacarska, ndërsa përfaqësues i të akuzuarve është Vilma Ruskovska. Procesi filloi kundër 33 të akuzuarve, por sipas Ligjit për amnisti ishin falur gjithsej 15 persona.

Në bankën e të akuzuarve mbetën Mitko Çavkov, Dushko Lazarov, Goran Gjoshevski – Levi, Mitko Peshov, Oliver Popovski, Munir Pepiq, Abdulfeta Alimi, Oliver Radullov, Igor Durllovski, Jane Çento, Igor Jug, Aleksandar Vasilevski-Ninxha, Nikolla Mitrevski-Kolo, Mlladen Dodevski, Gorançe Angellovski, Vllatko Trajkovski dhe Uilliam Mihajllovski, të cilët akuzohen se e kanë kryer veprën penale rrezikim terrorist të rendit kushtetues.