Gjykata Penale ka dërguar kërkesë deri tek Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriu për marrjen e imunitetit të deputetit për ish-kryetarin e Kuvendit, Trajko Veljanovski.

Sipas Rregullores së Punës, Kryetari i Kuvendit, pas pranimit të kërkesës menjëherë do të duhet ta dorëzon kërkesën deri tek Komisioni për çështje të rregullores, mandatit dhe imunitetit. Komisioni është i detyruar të shqyrtojë kërkesën dhe brenda dy ditëve t’i paraqesë një raport kryetarit të Kuvendit. Deputeti Pavle Bogoevski kryeson me Komisionin.

Pas marrjes së raportit nga Komisioni, Kuvendi vendos më së voni brenda tri ditëve në seancë plenare vendos ndaj kërkesës së Gjykatës . Vendimi për heqjen e imunitetit merret me shumicë e thjeshtë.