Cilësia e të tijve, por edhe zgjedhjet taktike në fund zgjidhën një ndeshje që u shndërrua në shumë të komplikuar për Manchester Cityn.

Për fitoren në sekondat e fundit kundër Shalkes, Pep Guardiola deklaroi: “Ishte një ndeshje që shkoi përtej pritshmërive. Na u dhanë dy penallti kundër, një karton i kuq, por i tillë është ky kompeticion. Nuk mund të gabosh asgjë. U treguam të zotë për të korrigjuar rezultatin në fund, por dukshëm kemi ende probleme. Për momentin mendoj se nuk jemi gati për të luftuar nivelet më të larta, sepse vazhdojmë të gabojmë. Ky është realiteti, ndaj këtë herë kënaqem vetëm me fitoren”.