Ka përfunduar takimi ndërmjet liderit të Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, Zoran Zaev dhe liderit të partisë opozitare shqiptare, Lëvizja BESA, Bilall Kasami për procesin e përzgjedhjes së kandidatit konsesual presidencial, transmeton Portalb.mk.

Lideri Kasami pas takimit deklaroi se do ta kushtëzojë përkrahjen për president konsesual.

“Në ditët në vijim ne do të dalim me qëndrimin tonë se cili është opsioni që do ta përkrah lëvizja BESA në zgjedhje presidenciale. Duhet të dihet se përkrahja jonë nuk do të jetë e pakushtëzuar. Flasim për zgjedhje presidenciale, ku partitë maten me vota të qytetarëve. Kjo do të shohim se a jemi ndarë, apo ndonjë grup është larguar nga ne”, tha Kasami.

Ai gjithashtu ka sqaruar se me partinë tjetër opozitare, Aleanca për Shqiptarët kanë qëndrim të përafërt sa i takon kandidatit presidencial.

“Sigurisht se me Selën, si parti opozitare jemi më afër”, tha Kasami.

Deklarata pas takimit Zoran Zaev – Bilall Kasami

Posted by Portalb on Thursday, 21 February 2019