Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski në konferencën e sotme për shtyp theksoi se familjarët e funksionarëve nga pushteti dhe opozita duhet që të tërhiqen nga vendet e punës që i kanë fituar si rezultat i ndikimit të të afërmve të tyre, njofton Portalb.mk.

Ai gjithashtu theksoi se me vite LSDM deri ishte në opozitë kanë alarmuar për nepotizëm, por se opinioni nuk ka qenë i informuar si tani. Për mënyrën e punësimit dhe konfliktit të interesit, Mançevski tha se raportet do të dorëzohen në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Komisionit.

Ministri gjithashtu premtoi se do ta ndërrojë mënyrën sipas të cilës i mbledhin njerëzit në shërbimin publik, në pozitat udhëheqëse, për çka po përgatiten zgjidhje të reja ligjore për të cilat do të konsultohen ekspertët dhe organizatat joqeveritare.