Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski ka reaguar pas marrjes në pyetje të ish- kreut të Kuvendit Trajko Veljanovski, dhe ministrave Spiro Ristovski dhe Mile Janakieski. Ai akuzon kryeministrin Zoran Zaev dhe qeverinë aktuale për përndjekje politike.

“Despoti Zaev po e sheh fundin e tij dhe tani është më i rrezikshëm, për këtë arsye po ndërmerr hapa për përhapjen e frigës tek qytetarët, për këtë arsye edhe po arreston në bazë të deklaratave të njerëzve të dyshimtë, pa fakte. Këta njerëz nuk janë fajtor. Ne e dimë se këtu nuk është problemi as tek Spire, Trajko, Mile apo Nikolla. Këtu problemi është despotit Zoran Zaev dhe shantazhet e tij, dhe sulmet totalitare të tij”, tha mes tjerash Mickoski, transmeton Koha.

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i partisë në pushtet LSDM-së së Zoran Zaevit, e cila ka akuzuar Mickoskin se me deklaratat e tij po mbron shefin e tij, Nikolla Gruevski.

“Mickoski menjëherë filloi të mbroj shefin e tij, të dënuarin, kriminelin dhe azilantin Nikolla Gruevski, ai po mbron të dyshuarit dhe organizatorët e dhunës së 27 prillit”, thonë nga LSDM-ja pas konferencës për shtypi të Hristian Mickoskit.

Sipas LSDM-së, Mickoski po kërcënon gjyqtarët dhe prokurorët, ndërhyn në gjyqësor, dhe flet për vrasje.
“Të gjithë ata që ishin ekzekutues dhe urdhërdhënës të ngjrjeve të përgjakshme të 27 prillit duhet të mbajnë përgjegjësi sipas ligjeve, përmes një procedure transparente gjyqësore”, thuhet mes tjerash në kumtesën e LSDMS-së, transmeton Koha.

Përndryshe, prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion mbrëmjen e së mërkurës ka hapur procedurë hetimore për pesë persona, gjegjësisht, ish kreun e Kuvendit, Trajko Veljanovski, ish-ministrat Spiro Ristovski dhe Mile Janakieski të cilët dyshohen se kanë organizuar ngjarjet e dhunshme në Kuvend me 27 prill të vitit 2017. (koha.mk)