Zëvendëskryeministri i obliguar për Çështje Evropiane, Bujar Osmani sot në Vjenë do të marrë pjesë në takimin e Ministrave të Çështjeve Evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Takimi ministror mbahet nën patronazhin e Ministrit Federal për Çështje Evropiane të Austrisë në kuadër të zyrës e Kancelarit Federal, Gernot Blumel.

Gjatë takimit, siç njoftojnë nga Sekretariati për Çështje Evropiane, ministrat nga vendet e Ballkanit Perëndimor, së bashku në një vend do të mund t’i ndajnë idetë e tyre, vizionet dhe pritshmëritë lidhur me zhvillimin e Bashkimit Evropian në të ardhmen.