Paraburgim prej tridhjetë ditëve është caktuar për Mile Janakieskin dhe Spiro Ristoskin, të dyshuar se janë pjesë e organizuesve për ngjarjet e 27 prillit në Kuvend.

Masa e paraburgimit, siç deklaroi mbrëmë avokati Elenko Millanov, u është caktuar për shkak të rrezikut nga ikja dhe ndikimit ndaj hetimit.

Millanov paralajmëroi se do të parashtrojë ankesë, posaçërisht për paraburgimin e Janakieskit.

Krahas Janakieskit dhe Ristovskit, dje në Gjykatën penale ishte edhe ish-kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski, i cili pas një kohe të shkurtë u largua, duke iu referuar imunitetit të deputetit.

Përveç këtyre tre personave, Prokuroria ndjekë edhe dy persona si organizues të ngjarjeve të 27 prillit./MIA/