Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë sot në orën 11:00 do të mbajë konferencë për media, transmeton Portalb.mk.

Në konferencë prokurorja publike e Prokurorisë Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsion, Vilma Ruskoska do të jep detaje për procedurën e filluar hetimore në të cilën të dyshuar janë ish-kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanovski dhe ish-ministrat Mile Janakieski dhe Spiro Ristovski. Paraprakisht, Prokuroria Themelore Publike (PTHP) për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ka njoftuar se është duke përndjekur pesë persona të cilët dyshohen se janë organizatorë të ngjarjeve të 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut. Siç sqarohet në kumtesë, ata akuzohen se kanë kryer vepër penale “kërcënim terrorist të rendit dhe sigurisë kushtetuese”.