Ambasada amerikane në Tiranë i ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që do të protestojnë sot para Kuvendit ta ushtrojë paqesisht të drejtën e tyre, po njëherësh i ka bërë thirrje edhe qeverisë e Policisë që të tregohen të përmbajtura.

Në deklaratën e saj thuhet: “Shtetet e Bashkuara nxisin të gjithë pjesmarrësit në protestën e sotme që të ushtrojnë paqësisht të drejtën e tyre për t’u mbledhur dhe të refuzojnë dhunën, si dhe iu bëjnë thirrje qeverisë dhe forcave të sigurisë që të tregohen të përmbajtur.”