Për shkak se janë dërguar në kontroll teknik, autobusët me numër 19 gjatë ditës së sotme nuk do të jenë në qarkullim, transmeton Portalb.mk.

Këtë e konfirmuan nga Qendra e Autobusëve me numër 19 dhe 22.

Siç sqaruan nga atje, kontrolli vjen pas aksidentit tragjik që ndodhi javën e kaluar në autostradën Shkup- Tetovë ku ndërruan jetë 15 persona dhe 37 u lënduan. Për kontrollin e ditës së sotme nuk kanë qenë të paralajmëruar më parë.