Kryeministri Zoran Zaev sot ka kërkuar dorëheqjen e drejtorit të burgut hetues të Shutkës, Gjoko Kotevski për shkak të siç thuhet nuk ka kryer si duhet punën e tij dhe ka lejuar incidente të njëpasnjëshme në drejtorinë të cilën e udhëheq.

“Unë jam dëgjuar me drejtorin Gjoko Kotevski lidhur me incidentin në Shutkë. Ai më dha një raport gojor se i burgosuri Spiro Ristovski me fjalë të ndyta fillimisht verbalisht ka sulmuar një të burgosur tjetër, dhe më pas, pas një kohe të shkurtër ka ndodhur edhe një incident i tillë. Kjo nuk mund të tolerohet, pavarësisht nëse hetimi do të tregoj se dy personat e sulmuar kanë provokuar apo jo incidentin. Në burg gjithsecili duhet ta kryej punën e vet dhe të mos lejoj incidente të qëllimshme dhe të paqëllimshme. Duke pas parasysh se qeveria e emëron drejtorin e burgut të Shutkës, pres që ai të hënën deri tek Qeevria të parashtroj dorëheqjen”, deklaroi Zoran Zaev, kryeministër.