Ministria e Arsimit dhe Shkencës sot ka organizuar infoditë për Kornizën nacionale të kualifikimeve – standard i cili e rregullon fitimin dhe shfrytëzimin e kualifikimeve në vend.

Ministri Arbër Ademi në fjalimin hyrës theksoi se korniza u bë instrument për qartësi, krahasim dhe transparencë të kualifikimeve dhe instrument për reforma në arsim.

“Në atë drejtim filluan reformat në arsimin dhe trajnimin profesional, u përpunuar standardet e profesioneve dhe kualifikimeve, proces me të cilin u ngrit niveli i pjesëmarrjes së të gjithë faktorëve shoqëror të prekur, përkatësisht institucionet, punëdhënësit, odat etj”…tha Ademi, duke shtuar se paraprijnë edhe shumë detyra në pjesëmarrjen tonë aktive në punën e grupit këshillëdhënës për Kornizën Evropiane të kualifikimeve.

Natasha Janevska nga MASH ka prezantuar gjithçka që është punuar në nëntë vitet e fundit, duke potencuar se Korniza nacionale e kualifikimeve është ekuilibër mes tregut të punës, përkatësisht ajo që kërkohet nga punëdhënësit, ndërsa nga ana tjetër, ajo që paraqitet si shërbim arsimor.

“E gjithë kjo shkaktoi shumë reforma, u bë vizion se ku duhet të lëvizë arsimi, e kahëzuam kornizën të jetë proces i mësimit të përjetshëm, ndërsa më e rëndësishme është në tërë procesin të sigurojmë cilësi”, shtoi Janevska.

Korniza nacionale e kualifikimeve ishte vendosur në vitin 2010, së pari në arsimin e lartë kur filloi procesi i ridisenjimit të programeve studimore, mobilitetit të kuadros akademike dhe studentët, sigurimi i cilësisë dhe internacionalizimi, përkatësisht pranimi i kualifikimeve.

Hap i ardhshëm ishte krijimi i kornizës nacionale për mësim të përjetshëm, në të cilën vëmendje e veçantë i është përkushtuar kualifikimeve të arsimit të mesëm profesional dhe arsimit të përjetshëm. Ajo i përfshiu të gjitha sistemet e arsimit dhe mësimit – në mënyrë formale dhe joformale. Në vitin 2013 shteti u bë anëtar i barabartë i grupit këshilldhënës për kornizën evropiane të kualifikimeve të themeluar nga Komisioni Evropian, ndërsa atë vit ishte sjellur edhe Ligji për Kornizë nacionale të kualifikimeve.