Pas kontrollit të jashtëzakonshëm për të cilin dje njoftoi Portalb.mk, sot nga SPB Shkup kanë njoftuar, se për shkak të parregullsive të konstatuara, nga transporti publik janë shkyçur 14 autobusë, transmeton Portalb.mk.

Siç njoftojnë nga Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Shkup, janë ndërmarrë 44 masa kundërvajtëse.

“Janë parashtruar 12 kërkesa për nisje të procedurës kundërvajtës, janë dhënë 18 shkresa kundërvajtës, kurse 14 vetura janë shkyçur nga komunikacioni. Janë vërejtur edhe dy shkelje që i kanë kryer autobusët dhe veturat tjera që kryejnë transport publik, dhe 12 shkelje të pjesëmarrësit tjerë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e SPB Shkup.

Nga atje njoftojnë, se janë kontrolluar 49 autobusë, janë konstatuar 16 parregullsi dhe mangësi të tjera. Në tetë autobusë nuk ka punuar sistemi i frenimit.

“Reparti për siguri në komunikacionin rrugor në kuadër të Sektorit për Punë te Brendshme në Shkup, më 21.02.2019, gjatë periudhës prej 08:00 deri 13:00 ka realizuar aksion kontrolli të jashtëzakonshëm ndaj veturave të kryejnë transport publik të udhëtarëve. Nga ana e shërbimit policor, janë kontrolluar 49 autobusë, dhe vetura të tjera që realizojnë transport publik. Të gjitha vetura janë dërguar në kontroll teknik të jashtëzakonshëm, gjatë së cilës janë konstatuar 16 parregullsi dhe mangësi të tjera. Në tetë vetura nuk ka pasur defekt mjeti i frenimit, te dy mjeti për menaxhimit, te tre mjeti ndriçues dhe sinjalizues, te njëri mjetet tjera, kurse te tre vetura nuk ka pasur kompletim të mjeteve”, thuhet në njoftimin e SPB Shkup.

Përndryshe, nga Ndërmarrja e Transportit Publik (NTP) njoftuan se kontrolle teknike të jashtëzakonshme është kryer ndaj autobusëve të transportuesve privat, dhe jo të NTP-së.

Nga Qendra për denoncimin e parregullsive për autobusët 19 dhe 22, për Portalb.mk sqaruan se kontrolli teknik vjen pas aksidentit tragjik që ndodhi javën e kaluar në autostradën Shkup- Tetovë, në fshatin Llaskarcë, ku ndërruan jetë 15 persona dhe 37 u lënduan.