Kreu i PD-së Lulzim Basha do të kthehet në Tiranë pas takimit të zhvilluar paraditen e sotme me Asamblenë Parlamentare të OSBE-së.

Kryeopozitari ka njoftuar se ditën e sotme në orën 18:00, do të mblidhet kryesia e Partisë Demokratike.

Kryesia do të ketë një pikë të rendit të ditës: Hapat që do të ndërmarrë forca më e madhe e opozitës për vazhdimin e protestës. Basha dhe Mediu zhvilluan sot disa takime me drejtuesit e disa institucioneve ndërkombëtare, senatorë dhe anëtarë të Kongresit amerikan, me përfaqësues të grupit të Partisë Popullore Europiane në Asamblenë Parlamentare të OSBE.

Kujtojmë që dje deputetët e opozitës dorëzuan zyrtarisht mandatet parlamentare, dhe kërkojnë që Rama të japë dorëheqjen dhe të krijohet një qeveri tranzitore për të përgatitur zgjedhjet.