Mbrëmë rreth orës 21:30 në autostradën Gjevgjeli – Negotinë, në urën Klisura, zyrtarët policor kanë ndaluar një automjet “Mercedes” me targa të Shkupit, të drejtuar nga S.O. (47) nga Shkupi, njofton Portalb.mk.

“Gjatë kontrollit, janë gjetur 10 persona emigrantë nga Afganistani dhe Pakistani. Shoferi dhe emigrantët janë arrestuar dhe janë mbajtur në Stacionin Policor në Negotinë për pastrimin e rastit”, thuhet në njoftimin e Policisë.