Për shkak të zbritjes së përnjëhershme të masës shumë të ftohtë ajrore nga veriu gjatë natës dhe nesër do të fryjë erë e fuqishme verilindore e cila vende-vende do të arrijë shpejtësi prej 90 deri 100 kilometra në orë.

Meteorologët për nesër paralajmërojnë edhe reshje të kohëpaskohshme të borës, posaçërisht paradite, ndërsa në disa vende do të formohet shtresë më e vogël bore. Temperatura e ditës dukshëm do të shënojë ulje. Kështu, nesër, temperaturat minimale do të lëvizin prej -9 deri 0 gradë, ndërsa ato ditore prej -6 deri 3 gradë.

Prej të dielës do të pasojë periudhë e motit të thatë dhe me erë me temperatura të ulëta të mëngjesit, ndërsa ajo e ditës do të[ jetë në ngritje të vogël.