Ushtarët e ARM-së dhe shërbimeve civile të Ministrisë së Mbrojtjes të Maqedonisë së Veriut do të mund t’i shfrytëzojnë poligonet ushtarake në Bullgari.

Siç shkruajnë mediumet bullgare, marrëveshjen për bashkëpunim e kanë nënshkruar zëvendësministri i Mbrojtjes Anatolij Veliçkov dhe sekretari shtetëror i Ministrisë së Mbrojtjes të Maqedonisë së Veriut, Dragan Nikoliq.

Në takim Veliçkov dhe Nikoliq kanë biseduar për çështjet në lidhje më bashkëpunimin ushtarako-teknik dhe shqyrtimin e strategjisë së mbrojtjes në Maqedoninë e Veriut. Bashkëbiseduesit e kanë shikuar mundësin për formimin e komisionit bilateral për hulumtim të përmendoreve ushtarake dhe varrezave në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Nga Ministria e Mbrojtjes së Bullgarisë është shprehur edhe gatishmëria për trajnimin e mjekëve ushtarakë nga Maqedonia e Veriut në kuadër të kurseve në Akademinë Ushtarake Mjekësore.