Këngëtari nga Kosova Naim Abazi i ftuar sot në emisionin Mirage nga Lajmi.net foli rreth shumë çështjesh të ndryshme. Sukseset e tij në karierë për projektin e tij të radhës që pritet të lansohet shumë shpejtë, si dhe për ndryshimin e tij të fundit që u përfol shumë nëpër media mbjellja e flokëve që para disa muajsh Naimi e kreu këtë ndryshim, shkruan Pa Censurë.

Mirëpo ajo që ra në vesh të të gjithëve ishte deklarata e tij për Halil Kastratin ku thotë:

“Nëse unë i këndoj hoxhës në ditëlindje pa pare dhe ajo që u përfol se Halil Kastrati ndërton shtëpi ndërsa unë dhe Mihrija festojmë ditëlindjen bashk me kreun e BFI-së në Maqedoni është skandaloze, Halili ndërton shtëpi me para të njerëzve që ja dhurojnë ndërsa unë ndihmoj me parat që i fitoj vetë” ka thënë mes tjerash Naim Abazi në intervistën për Mirage. /Pa Censurë

Shiko videon nga minuta 13:00