Gjatë zgjedhjeve të kaluara lokale në disa media u publikuan dokumente zyrtare përmes të cilave qeveria e VMRO-DPMNE-së dhe BDI ka finansuar mbrojtjen e Johan Tarçullovskit i cili qëndronte në Hag si i akuzuar nga tribunali për masakrën e Luboteni. Nga dokumentat në fjalë mund të shihet qartë se mbrojtja e Johan Tarëçullovskit është bërë përmes rrugës zyrtare dhe atë që ironia të jetë më e madhe disa nga dokumentat janë të nënshkruara edhe nga ish ministri Blerim Bexheti, kuadër i BDI-së i cili aktualisht është kryetar i komunës së Sarajit.

KUSH ISHTE AMBASADORI I MAQEDONISË NË HAG QË SIGURONTE NDIHMË PËR TARÇULLOVSKIN!?

Rastësi apo jo gjatë periudhës që qeveria e Maqedonisë e mbështeti financiarisht Tarçullovskin në Hag, ambasador i Maqedonisë në Holandë ka qenë Nikolla Dimitrov, aktualisht ministër i punëve të jashtme në Qeverinë e Zoran Zaevit si dhe një nga pretendentët kryesor për tu kandiduar për kryetar shtetit në zgjedhjet presidenciale që duhet të mbahen më 21 prill të këtij viti. Lidhja mes BDI-së dhe Nikolla Dimitrov është shumë më e vjetër se vetë koalicioni LSDM-BDI prandaj edhe sipas disa burimeve brenda BDI mësohet se kandidati më i përshtatshëm LSDM-BDI për kryetar shteti është pikërisht Dimitrov.

Sipas po të njejtave burime mësohet se relacioni BDI-Dimitrov solli edhe në sigurimin edhe 8 deputetëve tashmë të larguar nga VMRO-DPMNE disa prej të cilëve edhe u amnestuan për ngjarjet e 27 prillit por edhe për rastet si “Shkupi2014” dhe pikërisht një marrëveshje BDI-Dimitrov po mban peng Prokurorinë Speciale e cila thuajse nuk hapi asnjë rast të ri që do zbardhte edhe rolin e BDI-së në qeverisjen e VMRO-DPMNE-së, dhe në këmbim të kësaj sigurisht që BDI do ofrojë mbështetjen e saj për kandidaturën e Nikola Dimitrov për president të shtetit.

Zgjedhjet presidenciale pritet të mbahen më 21 prill, ndërsa deri më tani vetëm VMRO-DPMNE ka zyrtarizuar kandidaten e tyre, profesoreshën Gordana Siljanovska ndërsa LSDM gjatë ditëve në vijim do duhet të zgjedh mes Stevo Pendarovskit, Radmila Shekerinskës dhe Nikola Dimitrovit në garën për zgjedhjet presidenciale./TopAlNews/