Franca e nënshkroi protokollin e NATO-s dhe gëzohet që do të jemi aleatë në kuadër të Aleancës Veriatlantike. Sa i takon negociatave inkuadruese me Maqedoninë e Veriut do të hapen pasi vendi t’i plotësojë të gjitha kriteret. Bashkimi Evropian nga ana tjetër, do të duhet fillimisht t’i realizojë reformat e domosdoshme për reformimin e saj para se të ndodhë zgjerim i ri, thotë në intervistë për MEDIAL-n ministrja franceze e Çështjeve Evropiane, Natali Loazo.

“Franca gjithmonë e ka mbështetur Republikën e Maqedonisë së Veriut, ndërsa tani dëshiron më shumë se kurrë ta shohë të përforcuar dhe të integruar në rajon të paqes dhe të zhvillimit. Dy vitet e fundit Shkupi bërë progres të jashtëzakonshëm për pajtimin rajonal dhe falë vendimeve të guximshme për të cilat e dimë se ishin të dhimbshme, u tejkalua kontesti historik me Greqinë. Ky vendim i guximshëm, Marrëveshja e Prespës, mundësoi të nënshkruhet protokolli për anëtarësim në NATO dhe paraqet progres të madh për sigurinë e Maqedonisë së Veriut. Franca e nënshkroi të njëjtin dhe gëzohet se do të jemi aleatë në kuadër të Aleancës Veriatlantike. Sa i takon afrimit të Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian: negociatat inkuadruese do të hapen pasi Maqedonia e Veriut t’i plotësojë të gjitha kriteret. Bashkimi Evropian nga ana tjetër, do të duhet fillimisht t’i realizojë reformat e domosdoshme për reformimin e saj para se të ndodhë zgjerim i ri”, thekson ministrja Loazo.

Në vigjilje të vizitës së saj në Shkup, i pyetur nëse realizimi i suksesshëm i Marrëveshjes së Prespës do të jetë i mjaftueshëm për t’i filluar negociatat me Bashkimin Evropian, Loazo është decide se përafrimi ndaj BE-së imponon kritere të tjera por edhe shton se për këtë çështje do të bisedohet në samitin e BE-së në qershor kur pritet KE ta publikojë raportin për vendin.

Ajo dëshiron ratifikimi i Protokollit inkuadrues për NATO-n të ndodh sa më shpejtë, por kjo, thotë, varet prej Parlamentit të Francës.

“Dëshirojmë ratifikimi të ndodhë sa më shpejtë dhe për këtë temë jemi në kontakt me Kuvendin francez. Aspak nuk është e thjeshtë duke e pasur parasysh numrin e madh të reformave të brendshme për të cilat ne për momentin jemi duke diskutuar dhe janë në rend dite. Gjatë vizitës më shoqërojnë dy deputetë të cilët janë miq të vendit tuaj dhe jam e bindur se ata do t’i gjejnë argumentet përkatëse për t’i bindur kolegët e tyre se Republika e Maqedonisë së Veriut meriton ta marrë atë shenjë të inkurajimit dhe miqësisë nga ana jonë”, thekson ministrja franceze.

Në pjesën e reformave, Loazo paralajmëron se në periudhën e ardhshme do të vazhdojë mbështetja e Francës për Akademinë e Gjykatësve dhe Prokurorëve Publikë, për vendosjen e administratës efikase dhe të pavarur, ndërsa midis tjerash dëshirojnë rritje të aktiviteteve të RIKO, organizatë e themeluar me mbështetjen e Francës dhe Gjermanisë në samitin në Paris për Ballkanin Perëndimor në vitin 2016, e cila parasheh realizimin e projekteve dhe lëvizjen e të rinjve në rajon.