Komisioni shtetëror i zgjedhjeve nëpërmjet një kumtese ka lajmëruar të gjithë qytetarët e Maqedonisë se shqyrtimi publik i të dhënave në Listën zgjedhore ka filluar më 23 shkurt 2019 dhe do të zgjat deri më 14 mars 2019, transmeton Portalb.mk

Nga KSHZ lajmërojnë se shqyrtimi publik i Listës zgjedhore implementohet në njësitë dhe zyrat rajonale të Komisionit shtetëror zgjedhor, nga ora 08:30 deri në ora 19:00, të përllogaritura edhe ditët e fundjavës dhe festave, ndërsa më 14 mars 2019 shqyrtimi publik do të zgjat deri në ora 24:00.

Lista zgjedhore vendoset në shqyrtim publik në bazë të gjendjes së të dhënave të qytetarëve, si më poshtë:

qytetarë me moshën 18 vjeçare me letërnjoftim të vlefshëm ose pasaportë në ditën e zgjedhjeve (21 prill 2019),
persona të vdekur 30 ditë para ditës së shpalljes të zgjedhjeve (08 janar 2019) dhe
të dhëna të tjera nga Lista zgjedhore në ditën e shpalljes së zgjedhjeve (21 prill 2019).
Nga KSHZnjoftojnë se qytetarët e interesuar të cilit duan të kryejnë shqyrtimin e të dhënave personale në listën Zgjedhore, atë mund ta kryejnë në ëeb faqen zyrtare të komisionit Shtetëror zgjedhor www.sec.mk dhe në njësitë dhe zyrat rajonale të komisionit Shtetëror zgjedhor.