Deputeti i BDI-së Agim Shaqiri i cili dje nuk votoi heqjen e imunitetit të deputetit Trajko Vlejanovski, sot ka postuar një shkrim për të sqaruar arsyen e cila sipas tij nuk e mundësoi që ai të jetë prezent gjatë procesit të votimit.

“Pas pauzës që e dha kryetari komisionit në ora 18:00 , shkova në qendrën emergjente në klinikën shtetërore, ku isha ndaluar nga mjekët për arsye të probleme serioze shëndetësore. U dëgjova me koordinatorin e grupit parlamentar të BDI –së z.Ejup Alimi i cili erdhi dhe më vizitoi në klinikë dhe pas kësaj situate, koordinatori morri masa që zëvendës anëtarja zonja Mirsade Emini Asani të shkojë në votim, mirëpo komisioni ndërpreu punën dhe e vuri në votim vendimin pa pritur deputeten tonë” ka shkruar Shaqiri në Facebook