Së fundmi punësimi i shumë personave të afërt me ministra, funskionarë dhe deputetë është duke tronditur qeverinë, pra nepotizmi po i jep një shije shumë të hidhur qeverisjes së kryeministrit, Zoran Zaev.

Siç mëson expresslajme nga burimet e veta të mirënformuara, Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Suhejl Fazllu nga radhët e RDK-së së Vesel Memedit, mund të konsiderohen një nga shampionët e kësaj qeveri në punësimin e familjarëve të tij, përcjell Almakos.

Kështu ai ka punësuar motrën e tij Ajsel Fazliu në Ministrinë e Punëve të Brendshme, kurse motrën tjetër Verda Fazliu në qeveri. Në anën tjetër nipin e tij Abdulkadir Isaki e ka avansuar në drejtor për sigurim të sistemit hekurudhor, post ky nën menaxhimin e Ministris së Trasnportit dhe Lidhjeve.

Lista nuk mbaron me kaq thonë këto burime të Almakos, Suhejli në ministrinë që ai e drejton, ka punësuar edhe mbesën e tij si dhe djalin e tezes./Almakos/