Gjykimi për lëndën e PSP-së “Fortesa 2”, ku i akuzuari i parë është ish-drejtori i Drejtorisë së pestë, Goran Grujovski, si dhe gjashtë tjerë të punësuar në DSK, është shtyrë për më 5 prill.

Gjykatësja Elena Ilievska Josifoviq e ka anuluar seancën për shkak të mungesës së aktvendimit që duheshe të dorëzohet nga Gjykata Supreme e Greqisë me kërkesë nga ana e Ministrisë së Drejtësisë së Maqedonisë së Veriut.

Të akuzuarve në lëndën “Fortesa 2” u gjykohet për falsifikim dhe shkatërrim të dokumenteve zyrtar të lidhura me përgjimin e paligjshëm.

Dokumentacioni është i lidhur me dy rrjete nga përgjimi i paligjshëm, ku sipas PSP-së janë shkatërruar më vitin 2014.