Me 15 milionë euro kredi të lira nga Banka Evropiane për Investim, do të përkrahen investimet e 39 firmave të vogla dhe të mesme, të cilat do të hapin 160 vende të punës, thonë nga Ministria e Financave, transmeton MEDIAL.mk.

Me këtë kompletohet kësti i parë prej 100 milionë euro nga BEI për ndërmarrje të vogla dhe të mesme.

Drejtori i bankës së Maqedonisë për mbështetje të zhvillimit Dragan Martinovski e ka informuar ministrin e Financave Dragan Tevdovski se gjatë kësaj jave projektet do të dorëzohen deri te Banka Evropiane për Investim (BEI).

/MEDIAL/