Ministrja e mbrojtjes e Shqipërisë, Olta Xhaçka sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Shkup. Në agjendën e vizitës sipas Ministrisë së Mbrojtjes, është paraparë takimi me homologen nikoqire Radmilla Sheqerinska, si dhe takime të delegacioneve të të dyja vendeve.

Ministrja Xhaçka do të takohet edhe me kryeministrin Zoran Zaev, ku më pas do të japin deklarata të përbashkëta për mediet. Xhaçka po ashtu do të takohet edhe me kryeparlamentarin Talat Xhaferi.