Këshilli i Shkupit sot do të vendos për ndarjen e ndihmës në para nga 100 mijë denarë familjeve të pesëmbëdhjetë viktimave në aksidentin në Llaskarcë. Vendimi është me propozim të kryetarit të Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, transmeton MEDIAL.mk.

“Qyteti i Shkupit si shprehje e solidaritetit ndaj familjeve të viktimave në aksidentin në autostradën Shkup- Tetovë ndaj çdo familje do të ndajë ndihmë materiale prej 100 mijë denarë”, qëndron në vendim.

Nëse këshilltarët e votojnë vendimin, paratë e familjeve do t’u paguhen nga buxheti i Qytetit të Shkupit.

I angazhuar për realizimin e vendimit është kryetari i Shkupit, Petre Shilegov.

/MEDIAL/