Kuvendi sot në vazhdimin e seancës së 86-të duhet të debatojë për interpelancën për punën e ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, me kërkesë së deputetëve të VMRO-DPMNE-së.

Deputetët, mes tjerash, në seancën e 86-të duhet të debatojnë edhe për propozim ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes midis Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Rumanisë për bashkëpunim në fushën e arsimit, shkencës, kulturës, masmediat, rini dhe sport, prodhimet e duhanit dhe prodhimeve të ngjashme, për qasje të lirë deri te informacionet me karakter publik, për akcizat, të gjitha në lexim të parë.

Një pjesë e rendit të ditës janë edhe ndryshimet dhe plotësimet e ligjeve për borxhin publik, për regjistrim të pagesave me para të gatshme, për revizion, për kryerjen e punëve kontabiliste, për subvencionin e kredisë banesore, si dhe Propozim ligji për ndërprerjen e shtatzënisë, në lexim të parë, Propozim ligjin për huamarrje të kredisë te Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim – Banka Botërore pas Marrëveshjes për hua për financimin e Projektit për lehtësimin e tregtisë dhe transportit në Ballkanin Perëndimor,