Me siguri keni dëgjuar për termin ‘dashuri me shikim të parë’. Ka shumë njerëz që realisht besojnë se dy njerëz mund të dashurohen me njëri-tjetrin vetëm nga ndeshja e shikimeve. Por a ekziston në realitet kjo gjë?

Sipas psikologes klinike, Ann Rosen Spector me vendodhje në Filadelfia, dashuria me shikim të parë nuk është e vërtetë.
“Një marrëdhënie e vërtetë dhe me baza të forta ndërtohet nga bashkëpinimi i dy personave, nga problemet që kalojnë me njëri-tjetrin dhe nga besimi i ndërsjelltë. Asgjë nga këto nuk krijohet vetëm nga një shikim. Personi që ti mendon se ke dashuruar duke e parë, mund të kthehet në një person të parëndësishëm nëse nis një marrëdhënie reale me të, prandaj nuk mund të themi se ti e ke dashuruar atë”,-shprehet psikologia për “Woman’s Health”.

Në vazhdimësi, Ann shpjegon se shoqëria ku jetojmë dhe zhvillohemi çdo ditë ka në bazë bashkëpunimin dhe mirëkuptimin.

Me pak fjalë, për të gjithë ëndërrimtarët që kanë menduar se do dashurohen një ditë si Jack dhe Rose tek ‘Titanic’, na vjen keq t’ju themi që nuk ka për të ndodhur.

Image

Image