Gjatë natës së kaluar në Shkup janë sanksionuar 31 vozitës për shkak të tejkalimit të shpejtësisë, dy kanë qenë nën ndikimin e alkoolit, 12 pa patentë shoferi, si dhe një fillestar.

Gjatë 24 orëve të kaluara në Shkup kanë ndodhur gjithsej pesë aksidente në komunikacion, ku në dy aksidentet kanë marrë lëndimet të lehta trupore dy persona, ndërsa në tre janë regjistruar dëme materiale. Policia rrugore ka dhënë 85 gjoba për shkak parkimit jo të rregullt, ndërsa me ndihmën e “merimangës” janë larguar 81 vetura./Telegrafi/