Ministrja për Çështje Evropiane e Ministrisë franceze për Evropë dhe Punë të Jashtme, Natali Loazo sot do të vijë për vizitë zyrtare në Maqedoni. Në agjendën e saj janë parashikuar bisedime me kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev, me ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, me zëvendësin e kryeministrin e Qeverisë të angazhuar për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi, me kryetarin e Komisionit kuvendor për Çështje Evropiane, Artan Grubi, si dhe me liderin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, transmeton Portalb.mk.

Në kuadër të vizitës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ministrja Loazo dhe ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, në prani të kryeministrit Zoran Zaev , zëvendëses së kryeministrit në Qeveri dhe ministres së Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska dhe të ministrit të Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, do të nënshkruajnë Marrëveshje bilaterale që i referohet klasave frankofone dygjuhësore në shkollat e mesme. Republika e Maqedonisë së Veriut është anëtare gjysmë e plotë e frankofonisë, ndërsa kjo marrëveshje është e para e llojit të tillë që e nënshkruan me shtet tjetër pas ratifikimit të Marrëveshjes së Prespës.