Moti sot në Maqedoni do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla ndërsa gjatë ditës do të fryj edhe erë e dobët. Temperatura e mëngjesit do të sillet nga -3 deri në 8 gradë celsius ndërsa ajo ditore mes 9 deri 13 gradë.

Edhe në Shkup moti do të jetë i ngjashëm me temperatura që do të lëvizin nga 8 deri 11 gradë.

Gjatë ditëve në vijim moti do të jetë i thatë dhe stabil ndërkohë nga e enjta do të ketë rritje të temperaturës ditore.