Mundësimin e mënyrës së unifikuar të bazës së të dhënave, mbi bazën e standardeve dhe procedurave të konfirmuara, ka për qëllim Propozim-ligji për regjistrin qendror të popullatës, tekst të cilin e konfirmoi Qeveria në seancë.

Siç informon pres shërbimi qeveritar, këto standarde dhe procedura që do ta saktësojnë parimin e unifikimit gjatë këmbimit elektronik dhe integrimit të të dhënave, si dhe parimin e unitetit, do të sigurohen baza për implementimin konsekuent të parimit të besimit, me çka do të përforcohen mekanizmat për mbrojtje të të dhënave personale të popullatës.

Regjistri i popullatës do të sigurojë parakushte themelore për aksesin e qytetarëve në shërbimet publike të siguruara nga ana e organeve kompetente dhe personave të tjerë.