Vendosja e dy risive në sistemin elektronik “Termini Im” nuk ka sjellë rezultatet e pritura. Vetëm një ditë më parë janë dhënë mbi 96,000 udhëzime mjekësorë prej të cilave “Urgjente 24” rreth 5 mijë, “Pa termin” janë dhënë rreth 2 mijë, ndërsa nga mjeku amë janë dhënë mbi 2600 udhëzime urgjente. Përfaqësuesit e Drejtorisë së Shëndetësisë Elektronike dyshojnë për keqpërdorime gjatë dhënies së udhëzimeve urgjente por thonë se një gjë e tillë do të mbikëqyret nga autoritetet përkatëse.

Ka raste dhe hapësirë për të dyshuar në funksionimin e drejtë të dhënies së udhëzimeve urgjente 24, por do të ndërmerren masa në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, Inspektoratin Sanitar së bashku me kontrollin e sigurisë shëndetësore dhe Odën e Mjekëve. “Do të ndiqet nëse sistemi funksionon në atë mënyrë që është parashikuar, përkatësisht nëse këto udhëzime jepen për nevojat për të cilat janë miratuar”- Zhaklina Xhakoroska, Drejtoria e Shëndetësisë Elektronike.

Kompetentët thonë se problemet teknike të evidentuara një ditë më parë gjatë aplikimit të risive në sistemin “Termini Im” janë tejkaluar.

Problemet teknike të cilat u paraqitën janë tejkaluar. Ato kishin të bëjnë me disa probleme të cilat u paraqitën me disa funksione të sistemit tonë- shtoi Zhaklina Xhakoroska.

Vendosja e dy mënyrave të reja të funksionimit në sistemin “Termini IM” erdhi si pasojë e keqpërdorimeve me oraret me prioritet, ku pacientët pa nevojë udhëzoheshin me termine prioritare nëpër Klinikat përkatëse. 15-444 është numri i shërbimit telefonik të sistemit “Termini Im” në të cilin pacientët mund të paraqesin pakënaqësitë e tyre lidhur me funksionimin e tij./am/