Në Gjykatën Penale në Shkup për sot janë caktuar seanca të reja gjyqësore për lëndët e PSP-së “Shënjestra-Fortesa”, “TNT” dhe “Tarifa”.

Në rastin “Shënjestra-Fortesa” të akuzuar janë Goran Grujevski, Nikolla Boshkovski, Gordana Jankulloska, Sasho Mijallkov, Toni Jakimovski, Vlladimir Varellov dhe pesë persona tjerë të punësuar në DSK, përcjell Telegrafi Maqedoni. Sipas aktakuzës, ata i kanë kryer përgjimet e paligjshme në periudhën prej vitit 2008 deri 2015, duke përgjuar 4286 numra telefonik, për të cilët nuk ka pasur urdhër gjyqësor.

Në rastin “Tarifa” i akuzuar është ish-drejtori i ELEM-it Dejan Boshkovski dhe dy persona tjerë. Ata dyshohen për blerje të paligjshme të softverëve sistemik për nevojat e kompanisë shtetërore “Elektranat e Maqedonisë”, në vlerë prej rreth katër milionë euro.

Ndërsa në rastin “TNT” në mesin e të akuzuarve janë Nikolla Gruevski, Mile Janakieski dhe Toni Trajkovski.

Ata dyshohen se për shkak të urrejtjes politike kanë rrënuar kompleksin “Kosmos” të afaristit Fijat Canoski, të vendosur në Komunën e Gazi Babës./Telegrafi/