Ndryshimet në Ligjin për Prokurorinë Publike, që synon zgjidhjen e statusit të Prokurorisë Speciale Publike (PSP), assesi nuk guxojnë të bëhen ashtu që njerëz të caktuar të shpëtojnë nga ndjekja penale, ose “të kalojnë nëpër plasaritjet”, ka thënë ambasadori amerikan Xhes Bejli para largimit nga funksioni në një intervistë për emisionin “360 shkallë”.

“Atë që tashmë e kemi thënë edhe ne edhe partnerët tjerë ndërkombëtarë është se në përgjithësi po përqendrohemi në rëndësinë e vazhdimit të këtij institucioni. Zgjidhjet institucionale mund të ndryshojnë. Ajo që është me rëndësi, e para, është se rastet për të cilat janë ngritur aktpadi të mund të përfundohen, ndërsa këto nuk janë gjykime të shpejta dhe të lehta. Kjo është gjëja e parë, se duhet të ketë përfundim të këtyre rasteve. Së dyti, të ruhen kapacitetet institucionale të PSP-së, si bashkëpunimi i prokurorëve me hetuesit, trajnimet e specializuara, për shembull, për zbulim të krimit financiar dhe për të vazhduar përdorimin e tyre më tutje. Pavarësisht nëse PSP-ja do të mbetet tërësisht e pavarur nga Prokuroria shtetërore publike, ose do të jetë pjesë e Prokurorisë publike, që është gjëja e dytë. Dhe e treta është ligji, ndryshimet në ligj, të mos përdoren për të shmangur përgjegjësinë e zyrtarëve. Ndryshimet në ligj nuk duhet të jenë në drejtim që njerëz të caktuar të përvidhen nëpër plasaritjet”, thotë ambasadori Bejli.

Për mënyrën se si të vazhdojnë hetimet dhe para-hetimet që janë hapur pas 30 qershor, 2017, Bejli mendon se kjo do të jetë çështje të cilën duhet ta zgjidhin Qeveria dhe Kuvendi.

“Nëse PSP-ja nuk është në gjendje t’i vazhdojë ato raste, mendoj se prokurori publik ka thënë se ai do t’iu hedh një sy për të vlerësuar nëse ata mund dhe nëse duan t’i ndjekin. Mendoj se është gjë e rëndësishme, të kemi mundësi ato lëndë të vazhdohen. Çështje e shkallës së dytë është nëse ata do të mund t’i përdorin bisedat e përgjuara. Mendoj se është e rëndësishme të kuptohet, të paktën nga ajo që unë di nga rastet, se bisedat e përgjuara përfaqësojnë vetëm një pjesë të vogël të rastit. Se ka edhe elemente tjera të provave që PSP-ja i ka zhvilluar, siç janë shënimet financiare, deklarata të individëve që e përbëjnë rastin. Vallë bisedat e përgjuara do të mund të përdoren më tutje si provë në procedurë, sërish, do të jetë vendim që duhet të përfshihet në projekt-ligjin, i cili do të shkojë para Kuvendit. Dhe me të vërtetë, kjo çështje në një moment të caktuar mund të arrijë para ndonjë gjykate më të lartë, për vendim. Prandaj, është me rëndësi që prokurorët, qofshin specialë ose të rregullt, të jenë në gjendje të ndjekin penalisht rastet, hetimet për abuzime, korrupsion e kështu me radhë. Ta zbatojnë ligjin ashtu siç është. Ata nuk e shkruajnë, ata e zbatojnë ligjin. Përdorimi i bisedave të përgjuara ishte një çështje e diskutueshme dhe për këtë arsye Parlamenti do ta trajtojë edhe një herë”, u përgjigj ambasadori Bejli.

Për mendimin jo obligues që e miratoi Gjykata Supreme, me të cilin pezullohen të gjitha hetimet e PSP-së, por edhe aktakuzat që janë ngritur 18 muaj pas pranimit të bombave nga bisedat e përgjuara, ambasadori ka thënë se Gjykata Supreme në atë opinion jo-detyrues vendosi nëse afati prej 18 muaj llogaritet nga momenti i pranimit të lëndës ose nga momenti i pranimit të bisedave të përgjuara. Ai konfirmoi se në asnjë moment, siç tha ai, kjo çështje nuk ishte e përcaktuar qartë me ligjin.

“Kjo gjithmonë ka qenë një çështje e hapur. Mendoj se është e rëndësishme që, si përgjigje ndaj vendimit të Gjykatës Supreme, prokurori special dhe prokurori publik kanë thënë se do të vazhdojnë, nëse gjykatat e pranojnë këtë mendim, se do të gjejnë mënyra që Prokuroria publike t’i merr lëndët dhe se do të jetë në gjendje t’i vazhdojnë. Prandaj, mendoj, është e rëndësishme që aktakuzat për abuzim dhe korrupsion të ndiqen penalisht. Pavarësisht a do të jetë nga PSP-ja, Prokuroria publike ose PSP-ja e bashkuar me zyrën apo si një entitet në hierarkinë e Prokurorit shtetërore publike. Është e rëndësishme se çfarë do të ndodhë dhe kjo mbetet për t’u parë” ka thënë Xhes Bejli.

Ai duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari e shprehi mendimin për atë se sa PSP-ja kishte sukses në punën e vet në kushte jashtëzakonisht të vështira, veçanërisht në fillim.

“Në nivel të përgjithshëm, puna e Prokurorisë speciale publike, ajo zyrë, ajo institucion ka bërë hapa shumë të rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit dhe abuzimet në Maqedoninë Veriore. Nëse e shikoni mënyrën si janë trajtuar ato raste, të themi para vitit 2015 apo 2016, kur në fakt PSP-ja ka filluar të funksionojë, ai institucion ka zhvilluar kapacitete shumë të mira për të punuar me raste të ndërlikuara të korrupsionit, të cilat nganjëherë përfshijnë çështjet financiare dhe ia dolën t’i dëgjojnë materiale nga përgjimi dhe të ngrejë aktakuza për rreth 20 raste. Ato raste janë në procedurë e sipër. Mendojmë se procedura për këto raste duhet të vazhdojë deri në përfundimin e tyre logjik. PSP-ja e bëri atë, në fillim nën rrethana shumë, shumë të vështira, kur kishte rezistencë të madhe ndaj punës tyre në qarqet qeveritare e madje, do të thosha, edhe në gjyqësor”, tha në intervistë ambasadori amerikan Bejli.

Ministria e Drejtësisë propozoi tekst për statusin e PSP-së, sipas të cilit të gjitha hetimet e filluara dhe procedurat para hetimore, autentike, por edhe të ndërmarra nga prokuroria e rregullt do të vazhdojnë deri në përfundim në PSP. PSP-ja ngre aktakuza kundër për to dhe i çon deri në fund, deri në aktgjykimet e prera fuqiplota. Por që për draft-ligjin për Prokurorinë Publike, me të cilin do të zgjidhet statusi i PSP-së dhe fatin e hetimeve, pëlqimin ende nuk e ka dhënë partneri i koalicionit BDI. Ndërsa nevojitet shumicë prej dy të tretave. Në hetimet që janë nisur, kreu i BDI Ali Ahmeti dhe zëvendës kryeministri Bujar Osmani janë të dyshuar për vepra penale me burgim shumëvjeçar. PSP-ja është kusht për të marrë rekomandim pozitiv nga Komisioni Evropian, ndërsa LDSM-ja dhe BDI-ja janë para zënkës dhe pëlcitjes së koalicionit në këtë temë.

Dje, zëvendëskryeministri Bujar Osmani, i dyshuar në hetimin e PSP-së “Pacienti” për shpërdorim të pozitës dhe autorizimeve zyrtare, derisa ka qenë ministër i Shëndetësisë, mohoi se ka përçarje në koalicion me LSDM-në për këtë çështje.

Ai tha se BDI-ja është në linjë të njëjtë me LSDM-në sa i përket mbështetjes që PSP-ja të vazhdojë punën pa pengesa dhe t’i shqyrtojë të gjitha dyshimet për kryerje të ndonjë krimi nga zyrtarë të mëparshëm dhe të tanishëm dhe se mosmarrëveshjet do të rregullohen në ditët në vijim dhe se ato janë më shumë të natyrës teknike .