Gennaro Gattuso ka folur pas barazimit pa gola përballë Lazios në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë e luajtur në “Olimpico”.

Gattuso ka thënë se lojtarët kanë bërë një hap mbrapa, duke mos i dhënë asnjë top Piatekut. “Ishte një hap prapa në aspektin e cilësisë nga shfaqjet e fundit, por e dinim se ndeshja do të vendoset mbi 180 minuta,” tha trajneri në Rai Sport. “Ne ishim kundër një skuadre shumë të fortë fizike si Lazio që gjithmonë vendosen në katër ose pesë mbrojtës, kështu që ne kemi bërë shumë mirë në mbrojtje. Për fat të keq, kemi bërë shumë gabime në pasimet drejt sulmit dhe nuk i dhamë Piatekut asnjë top”, ka shtuar më tej Gattuso.