Në intervistën për “Republika”, ish kryeministri Nikolla Gruevski tani në arrati dhe me status të azilit politik në Hungari ka folur për detaje të reja mbi rastin “Lagja e trimave”, incidentin në burgun e Shutkës, ndërsa ka dërguar edhe kërcënime indirekte ndaj kryeministrit Zoran Zaev, duke i thënë se në politikë rrota sillet, transmeton MEDIAL.mk.

“Trauma edhe mbi ta por edhe mbi gjithë ne nga VMRO dhe më gjerë do të lë pasoja dhe një ditë mund të rezultojë me trauma të reja, drejtuar ndaj porositësve të këtij dënimi të pamerituar dhe sjellje kriminale të pushtetit. Në politikë rrota sillet. Njëjtë si në jetë. Nuk e di çka planifikon Zaev pastaj, por nuk do kisha dashur të jem në lëkurën e tij. Ai deri tani nuk ka aksione kundër ‘terroristëve nga të cilët do ta mbrojë shtetin pasi u bë i preferuar i tyre, por një pjesë e madhe e maqedonasve gjatë kohë do ta kujtojnë këtë kohë…”, ka thënë Gruevski.