Në Shkup sot do të promovohet projekti “Zonave të parkimit të sigurt familjar”, synimi kryesor i të cilit është që të ngritet vetëdija për siguri në komunikacion tek kategoritë e cenueshme, veçanërisht të grave shtatzëna dhe të shoferëve të automjeteve në të cilat transportohen fëmijë deri në moshën tre vjeçare.

Është planifikuar shënim i vendit të veçantë për parkim, të rezervuar për gratë shtatzëna dhe shoferët e automjeteve në të cilat transportohen fëmijë deri në moshën tre vjeçare. Automjetet e grupeve synuese do të shënohen me etiketa të cilat do të jepen në kohëzgjatje prej një viti. Gjithashtu, planifikohet edhe dhënia e afisheve me këshilla nga aspekti mjekësor.

“Statistikat tregojnë se numri i aksidenteve rrugore në të cilat lëndohen prindërit ose fëmijët deri në moshën tre vjeçare janë të tmerrshme dhe prej këtu edhe synimin tonë t’ia dedikojmë kujdesit pikërisht të atyre grupeve të synuara”, thonë nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë, të cilët e zbatojnë projektin.

Projekti do të zbatohet nëpër tërë shtetin gjatë vitit 2019.