Pas takimit mes kryeministrit Zoran Zaev dhe kryetarit të BDI-së Ali Ahmetit në lidhje me zgjedhjet presidenciale . Ahmeti në profilin e tij në Facebook ka njoftuar se është arritur marrëveshje mes tij dhe Zaevit për të mbështetur kandidatin e përbashkët për president. Ndryshe, LSDM-ja të premten do të shpall emrin e kandidatit për president.

“Sa po përfundova takimin me Zoranin, Kryetarin e LSDM-së, me të cilin arritëm dakordësi për ta mbështetur një kandidat të përbashkët për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Shpreh bindjen që ky koncept do të gjej mbështetjen e shumicës dërmuese të qytetarëve tanë”, ka shkruar Ahmeti.