Kreu i LSDM-së Zoran Zaev para fillimit të mbledhjes me kryesinë qendrore tha se për herë të parë do të shqyrtojnë raportet nga tereni për kandidatin për president të shtetit si dhe do të bisedohet me sekretarët organizativ të partive tjera për qëndrimet e tyre mbi emrat konkret. Gjithashtu tema kryesore për kandidatin e përbashkët do të jetë nesër në takim me kreun e BDI-së Ali Ahmetin tha Zaev . Sa u takon zhvillimeve të fundit në kuvend tha se do ti dëgjojë qëndrimet e anëtarëve dhe se nuk mund të kërkojë përgjegjësi nga Xhaferri sepse ai është kryetar kuvendi. Kryeministri gjithashtu komentoi edhe deklaratën e deputetit nënkryetarit të partisë Muhamed Zekiri të cilën e tha mbrëmë në emisioni ClickPlus se qeveria mund të funksionojë edhe pa BDI-në. Por kryeministri tha se pa BDI-në nuk e kanë shumicën parlamentare./tv21/