Pas disa muajsh pushim, Jose Mourinho ka dhënë një intervistë për median angleze “Daily Telegraph”, ku ka zbuluar edhe planet e ambiciet e tij për të ardhmen.

Portugezi tregoi se kishte refuzuar një ofertë shumë të majme ekonomikisht këto kohë, pasi pretendonte, për faktin e thjeshtë se klubi nuk kishte një projekt ambicioz për të fituar.

“Këto kohë kam pasur një ofertë shumë mirë, që shumë do të thoshin se duhet të kem turp që e refuzova. Bëhej fjalë për shumë para, por ishte një skuadër që nuk luan në liga të mëdha dhe për objektiva të rëndësishëm”, tregoi Mourinho.

Portugezi duket se ndjen nostalgji për Interin, skuadër me të cilën fitoi gjithçka në sezonin 2009-2010, ndërsa tregon se kërkon pikërisht një ambient të atillë, për të vijuar karrierën duke nisur nga vera e ardhshme.

“U bënë 18 muaj që nuk fitoj trofe dhe kjo është diçka që nuk më kishte ndodhur ndonjëherë. Po përgatitem të rikthehem menjëherë këtë verë, ndonëse po shqyrtoj me shumë kujdes ofertat. Dua një klub ku të punoj me kënaqësi dhe ku e gjithë organika e skuadrës, të jenë të gjithë në shërbim të të mirës së përbashkët. Tamam si kur isha te Interi, ku bashkë me të gjithë drejtuesit, mirëkuptoheshim dhe zgjidhnim më të mirën për të arritur te suksesi”, deklaroi portugezi.

Së fundi është folur shpesh për një interes pikërisht të zikaltërve, për t’i besuar pankinën Jose Mourinhos, duke filluar që nga sezoni i ardhshëm. Ky lajm nuk është përgënjeshtruar asnjëherë nga drejtues të klubit zikaltër, ndaj kjo deklaratë e Mourinhos, ndez shpresat e fansave të Interit, për të parë edhe njëherë portugezin në stol./Top Channel/